Jona Spahiu ndan me fansat momentet speciale nga dasma e saj: E bekuar
Në muajin qershor moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Edhe pse dëshironin një dasmë sekrete të ftuarit zbuluan momente nga ceremonia e tyre.
Mirëpo tashmë që kanë kaluar disa muaj nga ceremonia e dasmës dhe është duke shijuar javët e fundit të pritjes së ëmbël Jona është bërë nostalgjike për momente që ka përjetuar gjatë dasmës së saj dhe ka postuar disa foto në rrjetet sociale.
“Nuk ka nevojë për ditë speciale për të kujtuar emocione speciale. E bekuara!”, shkruan Jona krahas fotove të dasmës të cilat janë mahnitëse.