Jona Spahiu poston foton e vogëlushit të saj
Moderatorja e njohur shqiptare Jona Spahiu, ka postuar një prej fotove më të ëmbla në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka nisur ditën në mënyrën më të bukur të mundshme duke postuar një foto së bashku me vogëlushin e saj, Raiden. Ata shihen teksa bëjnë banjo dielli për të marrë vitaminën D.
Në foto, Jona shfaqet e shtrirë dhe e veshur me rrobëdeshamber, ndësoj si vogëlushi i saj, i cili ekspozon këmbët e vogla. “Raiden, Vakti i parë: Vitamin D. Jona, Vakti i parë: Këmbët e tij”, shkruan bashkëngjitur postimit të saj Jona.