Jona Spahiu shfaq për herë të parë vogëlushin e saj përmes videos së ëmbël
Kanë kaluar vetëm disa ditë që nga moment kur moderatorja e njohur, Jona Spahiu solli në jetë fëmijën e saj të parë. Jona është treguar mjaft diskrete duke mospublikuar asnjë imazh të vogëlushit të saj duke e lënë në këtë mënyrë gjithçka një befasi.
Mirëpo ajo së fundmi ka publikuar në rrjetin social Instagram një video duke përmbledhur disa nga momentet e para të ardhjes në jetë të vogëlushit. Në video duket vetë Jona në çastet e para pas lindjes në spital, bashkëshorti i saj dhe më pas i vogli i porsalindur.
Videoja mbyllet me foton e parë familjare të Jonës, Frenklit dhe vogëlushit të tyre. Në mbishkrimin bashkëngjitur videos Jona ka zbuluar edhe emrin e djalit të saj duke treguar se bëhet fjalë për një emër të veçantë.
“Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”, shkruan Jona.