Jonida Maliqi feston ditëlindjen e 35, evidenton faktin interesant
Jonida Maliqi ka zgjedhur një mënyrë totalisht ndryshe nga vajzat e tjera për të festuar ditëlindjen. Nëse shumica e femrave zgjedhin të mos e deklarojnë më moshën në rrjetet sociale, pasi i kalojnë të tridhjetat, këngëtarja nuk e ka aspak problem këtë pjesë.Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram në të cilën shkruan “Speed Limit 35”, duke lënë kështu të kuptohet që ka mbushur 35 vjeç.
Komentet dhe mesazhet me urime për të kanë qenë të shumta. Artistja ka zgjedhur t’i falenderoj të gjithë me anë të një postimi tjetër në InstaStory ku shkruan: “Prej pesë vitesh kam ndarë me ju disa nga momentet jetësore të përditshmërisë sime duke ju patur më pranë dhe duke më frymëzuar dita ditës me mbështetjen tuaj, ndaj sot dua t’ju Falenderoj nga zemra.
Mars 2013. Postimi im I parë në Instagram.
350 mijë ndjekës realë, dhe sot bëj 35 vjet që marr frymë falë Zotit! Urimet tuaja më shtojnë jetën.”-duke evidentuar kështu edhe një fakt interesant. Ajo mbush 35 vjeç ndërkohë që në Instagram numri i ndjekësve ka arritur 350 mijë.