Lajme

13 May 2019

Jonida Maliqi me ngjyrat e flamurit LGBT në Eurovison, në hapat e Chonchitës?

Mbrëmjen e 16 Majit, Jonida Maliqi do të përfaqësojë shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën “Ktheju Tokës”, në Izral, Tel Aviv.

Vetëm pak ditë para mbrëmjes së madhe, Jonida ka parakaluar në tapetin me ngjyrë portokalli që mbahet para netëve live të Festivalit Europian.


Jonida, përveç se duket rrezëllitëse në këtë event, ajo çfarë bie në sy dhe ka ngjallur debat në rrjetet sociale është fakti se në fustanin e saj me ngjyrë blu, Jonida ka një shirit me gjyrat e flamurit të komunitetit LGBT në Shqipëri.

Nuk dihet nëse Jonidës thjesht i kanë pëlqyer ngjyrat apo ka dashur të thotë diçka. Kjo nuk dihet me siguri por në fustanin e Jonidës janë ngjyrat e komunitetit LGBT në shqipëri, kjo është pak por e sigurt. Këtu mund të futet fakti i një strategjie që Jonida kërkon të arrijë lartë në Eurovision. Dihet lartë e poshtë që organizatorët e Festivalit Europian janë mbështetës të homoseksualëve, ndaj edhe Chonchita rrëmbeu çmimin e parë. Kështu mesa duket Jonida kërkon mbështetjen e produksionit duke mbrojtur dhe promovuar homoseksualët.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com