Jonida Maliqi publikon foton “topless” dhe fansat u konfuzuan…
Jonida Maliqi ka publikuar së fundmi një foto në rrjetin social Instagram e cila ka konfuzuar jo pak fansat. Në foton e postuar shihet një vajzë simpatike bionde gjysmë e zhveshur me flokë të shkurtër dhe syze. Në mbishkrimin e fotos Jonida shkruan :“Kush është ajo?”
Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin spekulimet e tyre ku pjesa më e madhe shprehet se bëhet fjalë për një foto të vetë Jonidës. Por ka pasur edhe nga ata të cilët janë treguar mjaft të kujdesshëm dhe janë shprehur se vajza në foto nuk ka tatuazhet e Jonidës dhe nuk mund të jetë ajo.
Jonida e shuan kuriozitetin e fansave duke zbuluar se bëhej fjalë për një vajzë ruse që në të vërtetë duhet ta pranojmë se ka një ngjashmëri të paparë me Jonidën.