Jonida Maliqi publikon videoklipin e këngës përfaqësuese në Eurovision!
“Ktheju Tokës” ishte kënga e Jonida Maliqit e cila fitoi vendin e parë në festivalin e RTSH ,si dhe ajo që do të na prezantojë në Eurovision 2019!
Kënga “Ktheju Tokës” fitoi zemrat e të gjithëve jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë pasi edhe tematika e saj ishte mjaft e goditur.
Një këngë e cila fliste për të gjithë njerëzit që janë larguar nga Shqipëria duke i bërë thirrje të kthehen në tokën e vet!
Megjithatë kënga ende nuk kishte në videoklip shoqërues të paktën deri ditën e djeshme ku këngëtarja bëri me dije se tashmë kënga kishte një videoklip!