Jonida Maliqi zbulon se nga kush do të shoqërohet kur të ngjitet në skenën e Eurovision-it!
Mbrëmjen e djeshme Jonida Maliqi ishte e ftuar në një emision televiziv ku ndër të tjera foli për momentin e rëndësishëm të ngjitjes në skenën e madhe të Eurovizionit.
Ajo konfrimoi se këngën ”Ktheju Tokës” do e performoj në gjuhën shqipe.
Gjithashtu këngëtarja tregoi se nuk do të ketë koreografi por do të performuar e vetme në skenë.
“Do jem e vetme në skenë, sigurisht me ‘back’ vokalet. Nuk do të kem performancë me koreografi. Po punojmë shumë për pjesën vizuale, grafike. Do ta këndoj shqip, nuk do të ndryshoj asgjë, përveç disa parametrave që i kërkon ‘Eurovision’-i. Të hënën nisemi në Suedi për të realizuar audion dhe ‘mastermix’-in e këngës. Jam shumë entuziaste”, tha Maliqi.