Jonida tha se nuk është e lidhur me Sardin por le të mos i besojmë!
Prej disa ditësh në mediat rozë e jo vetëm po qarkullojnë hamendësime se mes DJ Sardit dhe moderatores Jonida Vokshi ka nisur një romancë e re.
I ftuar tek programi i Tur Hyskës në Klan, Sardi i pyetur nga moderatori i këtij programi, duke buzëqeshura tha: “Mbase”- duke ngjallur akoma më shumë dyshime për një romancë mes tyre.
Të njejtën gjë nuk mund të themi për Jonidën, e cila kjo e fundit teksa ka qenë e ftuar në programin “Prive”- ka falenderuar produksionin për pyetjen e bërë, duke mohuar me bindje se mes saj dhe Sardit ka diçka më shumë se miqësi.
Le të ndalemi pak tek titulli i lajmit dhe pse nuk duhet t’i besojmë mohimit të Jonidës. Jemi mësuar tashmë që shumë personazhe të njohur të mohojnë romancat e tyre, të marrin vëmendjen mediatike dhe në fund e pranojnë, siç ishte rasti i Alfio Rrotanit dhe Fatma Methasanit.
Burime ekskluzive për MCN Radio bëjnë me dije se, kohët e fundit, para se të dilnin zëra për romancë mes Sardit dhe Jonidës, këta të dy janë parë shpesh në clube-t e kryeqytetit, më konkretisht, Jonida ka qenë prezente, shumë pranë Sardit nëpër clube-t e natës ku ai luan. Ky është një detaj plus i cili përforëcon më shumë marrëdhënien e tyre, e cila do të specifikohet me kalimin e kohës. Deri atëherë do të kemi më shumë punë rreth aludimeve për Sardin dhe Jonidën.