Jordyn Woods largohet nga shtëpia e Kylie Jenner një ditë pas skandalit!
Skandali që pushtoi familjen Kardashian-Jenner ditën e djeshme përfshiu të gjitha mediat e huaja por jo vetëm.
Siç edhe e dini, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner është parë në momente intime me të dashurin e Khloe Kardashian. Pas këtij lajmi, burime për ‘Hollywood Life’ kanë zbuluar se Jordyn Woods do largohet përfundimisht nga shtëpia e shoqes së ngushtë të saj.
“Kylie është shumë e lënduar nga gjithçka ka ndodhur dhe ndihet e tradhtuar nga mikja më e mirë që ka”,-shprehen të njëjtat burime. Modelja po bën gati gjithçka për t’u larguar sa më shpejt nga vila e Kylie në California.
Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ dhe Jordyn janë shoqe prej shumë vitesh. Motrat Kardashian-Jenner e kanë mbështetur modelen në çdo aspekt, ndërsa Kylie e ka strehuar në shtëpinë e saj prej vitesh.