Jordyn Woods thyen heshtjen pas skandalit të tradhtisë!
Tashmë është botërisht i ditur skandali i Jordyn Woods e cila flirtoi dhe u puth me partnerin e Khloe Kardashian.
Jordyn është dëbuar nga familja Kardashian/Jenner menjëherë pas skandalit.
Por a doni të dini se si ajo po e përjeton gjithë këtë…
Burime për E! News thonë se ajo po përjeton një makth dhe është shumë e shqetësuar, sepse e di që ajo ka humbur gjithçka dhe jeta e saj nuk do të jetë kurrë më e njëjtë.
E! News sqaroi se, Jordyn është e shkatërruar dhe ndihet tërësisht e humbur. Ajo është munduar që të lidhet me Khloe-n, që t’i sqaronte situatën se ishte vetëm një gabim, por nuk e ka pasur të mundur.
Ajo është përpjekur që t’i kërkojë falje Khloe-s, Kylie-t dhe Kris-it, disa herë pas publikimit të lajmit për tradhtinë.
“Ajo donte të kërkonte falje dhe të rregullonte gjithçka. Ajo kaloi gjithë natën duke qarë me nënën dhe motrën e saj”, tha një tjetër burim.
Nga ana tjetër ajo bëri reagimin e saj të parë publik lidhur me lajmin.
“Faleminderit që erdhët dhe më mbështesni pavarësisht gjithçkaje që po ndodh”, u shpreh Jordyn gjatë eventit të organizuar për prezantimin e linjës së saj për qerpikët.