Julia Roberts hap profilin e saj në Instagram dhe magjeps fansat me foton e parë të postuar
Ndoshta nuk e dinit por ylli i kinematografisë, Julia Roberts nuk ka pasur një profil të sajin në rrjetet sociale. Mediat sociale si Facebook, Twitter apo Instagram, mjaft të përdorura nga pjesa tjetër e personazheve të famshën nuk kanë qënë një preferencë e Julias. Por çdo gjë ka ndryshuar sepse tashmë aktoren e famshme mund ta gjeni në rrjetin social “Instagram”.
Ajo ka krijuar llogarinë e saj sociale të martën dhë vetëm disa orë më pas ka postuar një foto ku rrezaton me buzëqeshjen e saj karakteristike. Deri më tani Julia numëron rreth 548 mijë ndjekës ndërkohë që nuk ndjek ende asnjë person.