Julia Roberts ndryshon pamjen, stilistët shprehen se ky do jetë trendi i vitit 2018
Julia Roberts ka vendosur të rifreskojë paraqitjen e saj para festive të fundvitit dhe këtë e ka bërë me lehtësi duke ndryshuar stilin e flokëve, por edhe ngjyrën e tyre.
Menjëherë pas publikimit të fotove ku Julia shfaqej tërësisht ndryshe, fansat mendojnë se ky vendim i aktores i ka sjell freski në pamje dhe ajo duket tejet e mrekullueshme.
Prerja e flokëve u komentua edhe nga shumë stilistë të famshëm të modës, të cilët e vlerësuan se kjo dukje do të jetë trendi për vitin 2018.
Aktorja do të jetë pjesë edhe e projekteve të tjera filmike, të cilat do t’i shohim në ekranet e mëdha të kinemave.