Lajme

07 February 2019

Justin Bieber rrëfen ditët e tij më të këqija “Gjatë natës rojet më kontrollonin nëse isha gjallë apo jo”

Justin Bieber ishte nga ato personazhe të njohur të cilin suksesi i madh i karrierës e mori ”përpara”.

Në një intervistë për revistën Vogue Justin ka rrëfyer të gjitha sekretet e ”errëta” të jetës së tij.

Deri në vitin 2013 mediat raportonin një sërë veprimesh për të cilat sot, Justin Bieber nuk ndihet aspak krenar si, gjuajta me vezë e shtëpisë së komshiut, urinimi në kovë në publik, vizita në një bordello në Brazil, dhe blerja e një majmuni që u kap në doganën në Gjermani.

Madje ai shpesh herë ka rrezikuar dhe jetën nga përdorimi i Xanax-it.

“E gjeja veten duke bërë gjëra për të cilat më vinte shumë turp dhe mendoj se përdorja Xanax sepse ndihesha i turpëruar. Nëna ime gjithmonë më thoshte t’i trajtoja femrat me respekt. Për mua kjo ishte gjithmonë në kokën time dhe ndërsa po veproja në këtë mënyrë, nuk mund ta shijoja kurrë. Droga vë një ekran midis meje dhe asaj që po bëja. Ishte shumë e errët. Unë mendoj se ka pasur raste kur rojet e sigurisë vinin vonë natën për të kontrolluar pulsin tim dhe për të parë nëse po merrja ende frymë “.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com