Justin Bieber serenatë për të dashurën në mes të Londrës
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë vazhduar turneun e tyre shëtitës në Londër dhe në këtë mënyrë i kanë shkelur të gjithë vendet turistike që i ofron kryeqyteti anglez.
Hyde Park, The London Eye dhe Buckingham Palace janë vetëm disa prej vendeve, të cilat i ka vizituar çifti i famshëm.
Bieber e ka mahnitur partneren tij duke e nxjerrë kitarën dhe duke bërë muzikë në rrugë.
Siç transmeton Cosmopolitan.com, ai e ka interpretuar një version të qetë të këngës “Cold Water” para kalimtarëve të rastit.
Këngëtari dhe modelja këto ditë nuk përpiqen të shmangen nga syri publik, por thjesht po argëtohen si një çift i zakonshëm.
Në videot e postuara nga një kalimtar i rastit duket Justin teksa interpreton këngën por nuk shfaqet e dashura e tij Hailey, e cila ka qenë afër kalimtarëve si një admiruese e thjeshtë.