Lajme

13 February 2019

Justin Bieber sërish probleme me depresionin

Justin Bieber duket se po kalon vërtetë një periudhë të vështirë!

Sipas mediave të huaja Justin po mer trajtime për problemet e shëndetit mendor.

Ai ndihet i lodhur dhe i mërzitur gjithë kohës, tha revista People: “Ai ka qenë duke vuajtur me depresionin. Nuk ka të bëjë aspak me Hailey, ai është shumë i lumtur që është martuar me të. Është diçka tjetër që e shqetëson. Justin ka njerëz të mirë rreth vetes dhe po merr trajtime. Ai duket se ka vetëbesim dhe shumë shpejt do ndihet mirë.”

Justin u fotografua në Los Angeles duke ecur pranë pastorit të tij Carl Lentz. Duket se një lloj qetësie dhe paqeje, 24-vjeçari e gjen në kishë.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com