Justin Bieber shqetëson fansat! Ekziston mundësia e rikthimit tek zakonet e vjetra
Duket se gjërat nuk janë duke shkuar mirë për Justin Bieber pasi sjelljet e tij të fundit tregojnë se është sërish duke kaluar nëpër një periudhë të trazuar jetësore dhe është duke luftuar me rënien e shpejtë të popullaritetit. Madje sipas “Hollywood Life” situata nuk është e mirë as për sa i përket jetës private. Burimet pranë këngëtarit theksojnë se kanë frikë se ylli i muzikës do i rikthehet jetës së mëparshme.
Justin ka pasur shumë ngritje dhe rënie por fakti që ai në vitet e fundit i është përkushtuar fesë të bën të mendosh se situata nuk do përsëritet. Por, veprimet e fundit të këngëtarit hedhin dyshime se ai mund të kthehet me të vjetrën.