Justin Bieber shumë i dashuruar me Hailey Baldwin dhe veprimi i tij i fundit e vërtetoi sërish
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk ndahen për asnjë moment nga njëri- tjetri. Ata vijojnë të jenë bashkë dhe duket se gjërat po bëhen çdo ditë dhe më serioze.
Së fundmi, modelja ka qënë e pranishme në xhirimet e këngës më të re të Justin në bashkëpunim me Dj Khaled. Ky i fundit publikoi një foto me Justin Bieber në profilin e tij në “Instagram” ku njoftonte se diçka tejet sekrete ishte duke u realizuar për fansat.
Në disa foto të publikuara, Justin shfaqet duke mbajtur në krahë 21-vjeçaren. Sipas një burimi për “Enews” ata janë shumë të dashuruar dhe kanë shumë të përbashkëta pasi të dy janë shumë të lidhur me kishën.