Justin Bieber sqaron arsyen e vërtetë të anulimit të turit
Rreth një javë më parë, fansat e flaktë të Justin Bieber në mbarë botën morën lajmin vërtët të keq, që artisti anuloi turneun e tij botëror për rrethana të paparashikueshme. Më në fund, këngëtari ka thyer heshtjen përmes një postimi të bërë në Instagram.
Postimi i bërë nga ai nuk jep ndonjë arsye specifike të anulimit të koncertit por tregon më shumë se cili është Justin Bieber.
Ja postimi i tij i plotë:
“Ju jam shumë mirënjohës për të gjithë këtë udhëtim me ju. Ndihem shumë me fat për turnetë por mbi të gjitha jam me fat që po kaloj këtë jetë me ju!
Të mësoja dhe të rritesha nuk ka qënë gjithmonë e lehtë për mua por fakti që e dija se nuk isha vetëm më ka bërë mua të vazhdoj më tej.
Unë kam lejuar që pasiguritë të marrin më të mirën time, kam lejuar që marrëdhënien e mia të dështuara të ndikojnë në mënyrën sesi unë sillesha me njerëzit dhe në mënyrën se si i trajtoja ata.
Kam lejuar që inati, xhelozia dhe frika të drejtojnë jetën time. Ndihem tmerrsisht i bekuar që kam njerëz pranë meje këto vitet e fundit që po më ndihmojnë të ndërtoj karakterin tim, duke më kujtuar se kush jam dhe kush dëshiroj të jem në të ardhmen. Duke më kujtuar se vendimet dhe marrëdhëniet e së shkuarës, nuk do të ndikojnë në vendimet dhe marrëdhëniet në të ardhmen.
Jam i vetëdijshëm që nuk do të jem perfekt dhe që do vazhdoj të bëj gabime në të ardhmen por nuk do lejoj që e shkuara të ndikojë në të ardhmen time”. Nuk do ndihem i turpëruar për gabimet e mia. Dua të jem ai mashkulli që mëson prej tyre dhe rritet nga ato.
Dua ta dini të gjithë se ky turne ka qënë i mrekullueshëm dhe kam mësuar shumë prej tij. Kam menduar me vete sesa me fat jam që kam një zë në këtë botë. Vendimi i marrë tani tregon se dua të jem i qëndrueshëm. Dua që karriera ime të jetë e qëndrueshme ashtu sikurse edhe zemra dhe shpirti im. Në këtë mënyrë unë mund të jem mashkulli, bashkëshorti dhe babai që dëshiroj të jem.
Ky mesazh është një mundësi për ju që të njihni zemrën time. Nuk pres që të më kuptoni por dua që njerëzit ta dinë se nga vi unë. Ky mesazh është gramitikisht i gabuar por është nga zemra. Por mendoj se ka diçka speciale tek papërsosmëria”.