Lajme

10 January 2019

Justin dhe Hailey Bieber shtyjnë ceremoninë e dasmës, ja arsyeja

Çifti Bieber ka qenë duke e planifikuar ceremoninë fetare, ku të pranishëm do të ishin familjet dhe miqtë e tyre më të afërt, që në shtator kur nënshkruan dokumentet e martesës.

Madje pati disa fjalë që thoshin se do të zhvillohej në fillim të janarit, por ata ende nuk janë gati për të qëndruar përpara priftit e të shkëmbejnë unazat.

Burime të afërta me ta zbulojnë për People, se Justin dhe Haily duan ta bëjnë ceremoninë sa më shpejtë, por nuk kanë mundur ta organizojnë pasi njerëzit e afërt me ta janë shumë të zënë dhe nuk kanë mundur të gjejnë një datë kur të gjithë mund të vijnë.

Kështu që është vetëm një pengesë e vogël dhe këngëtari me modelen janë më të lumtur se kurrë, gati për t’u betuar për lidhjen e tyre edhe përpara zotit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com