Justin Timberlake një bashkëshort model
Asnjëherë nuk e kemi vënë në diskutim dashurinë që kanë Justin Timberlake dhe Jessica Biel, sepse ata nuk kanë pasur asnjëherë ndrojtje për ta pranuar publikisht dhe madje edhe për ta përkëdhelur njëri-tjetrin siç duhet.
Por sot është një rast më i veçantë. Jessica Biel feston 35-vjetorin e saj dhe Justin sapo ka publikuar urimin më të bukur për të në Instagram!
“Ti më bën të qesh, ti më bën të ndihem mirë. Ti më bën të kuptoj dashurinë dhe ti më bën të kem dëshirë të jem i mirë. Por mund të them me siguri se më mirë se ty nuk mund të jem kurrë. Tani e kam kuptuar që është më mirë të jesh me fat sesa të jesh i mirë, sepse unë kam pasur vërtet shumë fat. Pyesni se cili është mashkulli më me fat në botë dhe me siguri do hidhni të gjithë sytë nga unë. Gëzuar ditëlindjen, zemra ime!” – ka shkruar ai përbri një fotografie shumë të bukur teksa e ka puthur ëmbël bashkëshorten e tij.