Lajme

22 October 2017

Justine Skye thyen rregullat gjatë interpretimit të himnit shtetëror

||
0 Comment
|

Këngëtarja e njohur amerikane, Justine Skye është komentuar së fundmi në media për veprimin e saj gjatë ndeshjes së NBA. Ajo ka qenë e ftuar për të kënduar himin e Amerikës para ndeshjes të zhvilluar mes New Jerseyt dhe Orlando Magic. Interpretimi ishte fantastik deri në momentin që këngëtarja bëri atë që nuk pritej. Ajo ulet në gjunjë gjatë momentit të himnit shtetëror duke thyer në këtë mënyrë rregullat etike të këndimit. Në një shpjegim të dhënë më pas, këngëtarja tregoi se këtë e ka bërë në shenjë proteste ndaj diskriminimit racial dhe dhunës policore. Por shkelja e kësaj rregulle nga ana e Justine ka shkaktuar pakënaqësi te shumë ndjekës të ndeshjes.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com