Lajme

02 October 2017

Kaia Gerber në hapat e nënës së saj, Cindy Crawford

Cindy Crawford, e cila është një prej modeleve legjendare të viteve të nëntëdhjeta, vazhdon të jetë ende një nga femrat më të bukura në botë. Ajo është nënë e vajzës Kaia Gerber dhe djalit Presley Gerber, të cilët gjithashtu merren me modën.

Crawford tërhoqi vëmendjen kur parakaloi me kolegët Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Helen Christensen dhe Carla Bruni, në fund të shfaqjes Versace në Milano.

Ndërkaq, ajo dhe familja e saj kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes edhe gjatë Javës së modës në Paris.

Cindy nuk është e vetmja në familje që ka shkëlqyer në këto evenimente të modës. Vajza e saj 16-vjeçare, Kaia, mahniti gjithë të pranishmit në Milano, ndërsa gjatë shfaqjes në Paris, mediat rozë e kanë krahasuar me nënën e saj të famshme.

Edhe djali i Crawford, 18-vjeçari Presley, ka qenë gjithashtu i përfshirë në botën e modes prej disa vitesh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com