Lajme

24 October 2018

Kanë 20 vjet bashkë por bashkëshortja e Will Smith shprehet se nuk ka dashur të martohet

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith kanë 20 vjet të martuar dhe ata shihen si çifti perfekt dhe që çdokush kërkon ti ketë shembull. Por së fundmi, në një intervistë për “Red Table Talk”, aktorja zbuloi se ditën e martesës pikërisht në vitin 1997 ajo nuk ishte aspak e lumtur dhe njëkohësisht ishte edhe 3-muajshe shtatzënë.

 

“E dija që nuk duhet të martohesha.Tremujori i parë i shtatzënisë ishte shumë i vështirë për mua. U mërzita që duhej të martoheshim, bërtisja gjithë kohën ndërsa isha duke ecur drejt altarit”, shprehet Jada. Jade tregon se dasma ishte bërë vetëm për të kënaqur nënën e saj sepse ajo nuk e donte këtë gjë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com