Lajme

24 October 2018

Kantautori i njohur, Vullnet Ibraimi publikon këngën e re dedikuar Korçës

Kantautori i njohur, Vullnet Ibraimi, njihet për këngët e suksesshme kryesisht balada por edhe për bashkëpunimet me emra të njohur të skenës shqiptare. Së fundmi ai ka publikuar produksionin e tij më të ri muzikor. Kënga e tij më e re mban titullin “Inspirim Korçar” dhe është një dedikim për qytetin e Korçës. Vullneti është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën e këngës.

Në këngën e re ai trajton disa elementë të traditës dhe kulturës korçare duke u ndalur tek serenatat dhe duke përcjellë nostalgji. Edhe videoklipi i këngës përshtatet me tekstin duke sjellë pak frymë dhe magji Korçe.
“4 vite udhëtim, 4 vite inspirim, në një këngë dedikim”, thotë në fund të klipit Vullneti.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com