Lajme

03 February 2018

Kantautori shqiptar Ermal Meta publikon këngën pjesëmarrëse në Sanremo

Kantautori shqiptar Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremo 2018 Ai ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane.

Kënga që do të prezaantojë në Sanremo do të jetë një duet me Fabrizio Moro.

“Fillon një udhëtim i ri, do të jetë shumë i bukur. Shpeshherë, duhet të përballojmë gjërat që kemi më shumë frikë për ti mundur ose t’i lëmë pas krahëve. Kjo këngë do të jetë një lloj ftese për të lënë të ikë cdo lloj frike, sepse koha absorbon gjithcka. Gjeja më e rëndësishme është të mos ndalësh dëshirën e vërtetë për të jetuar, sepse, pavarësisht të gjithave, ky planet është vërtet i bukur”, shkruan kantautori në rrjetet sociale.

Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo me këngën “Odio le favole” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh) duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”.

#nonmiavetefattoniente #sanremo2018

Un post condiviso da Ermal Meta (@ermalmetamusic) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com