Kanye West fiton kundër kompanisë që i detyrohej 10 milion $
Kanye West shënoi fitore në një beteje ligjore me kompaninë Lloyd’s of London, e cila kishte organizuar turneun e tij në vitin 2016, “Saint Pablo”.
Loyd’s of London kishte refuzuar të paguaje Kanye West, sipas kontratës, për koncertet e anuluara të tij pasi kishte përjetuar një krizë nervore.
Sipas kësaj kompania kjo krizë i kishte ndodhur për shkak të përdorimit të drogave, andaj edhe kishte refuzuar të përmbushë obligimet financiare.
Megjithatë asnjë raport mjekësor nuk e mbështet këtë teori, andaj edhe Loyd’s of London është detyruar të paguajë shumicën e shumës prej 10 milionë dollarësh që Kanye kishte kërkuar.
Palët kanë arritur një marrëveshje pa shkuar në gjykatë.