Lajme

10 September 2017

Kanye West lë mënjanë krenarinë, kërkon takim me Jay Z për të zgjidhur konfliktin

Sipas një burimi për TMZ, Kanye West ka kontaktuar me Jay Z që të sqarojnë problemet dhe konfliktet që kanë pasur sëfundmi. Burimi ka treguar se West ka kërkuar një takim me një nga shokët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij.
Ky lajm vjen pas ‘përleshjeve’ me fjalë që reperët kanë pasur me njëri-tjetrin. Publikisht ishte Kanye që e nisi konfliktin pasi në një nga koncertet e tij filloi të fliste për Jay Z dhe familjen e tij. “Mos më merr në telefon pasi ndodhi vjedhja për të më pyetur si ndihem. Je i interesuar si ndihem? Hajde në shtëpi. Merri dhe fëmijët… Jam lënduar dhe me ty Beyonce, pasi dëgjova që nuk do të performoje nëqoftëse nuk do të fitoje mbi këngën time dhe të Drake…”- tha ndër të tjera ylli io njohur. Pas kësaj pak ditë më vonë ai u shtrua në spital.
Jay Z nga ana tjetër, i pyetur rreth kësaj teme tregoi se ishte Kanye ai që e përfshiu familjen Carter e që e lëndoi atë. Pavarësisht problemeve që kishin ai sipas Jay Z nuk duhet t’i kishte përfshirë fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Në albumin e fundit të titulluar “4:44″ në njërën prej këngëve kishte një dedikim për West:-” Ti i dhe 20 milion pa pyetur fare, ndërsa ai të fali 20 minuta në skenë. Çfarë dreqin po mendonte?”
Gjithsesi përflitet që konflikti është zbutur mes dy yjeve të hip hop-it. Jemi në pritje se si do të vazhdojë situata mes tyre. Urojmë që problemet të sheshohen dhe ata t’i kthehen punës bashkë, pasi të tillë sjellin projekte madhështore.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com