Kanye West me lot në sy kërkon falje për komentin e papërshatshëm mbi skllavërinë
Katër muaj më parë Kanye West dha një deklaratë që i shokoi të gjithë dhe e vendosi atë në qendër të sulmeve. Reperi u shpreh se skllavëria duhet të ketë qënë një zgjedhje, diçka e cilaq nuk u prit aspak mirë dhe shkaktoi debate të mëdha. Një numër i madh artistësh mes të cilëve Will.I.Am reaguan për këtë koment duke e quajtur reperin Kanye West një injorant. Snoop Dogg madje tha se Kanye ka nevojë për ndihmë.
Megjithatë Kanye gjeti kohën për të folur për të në radion WGCI në Çikago, ku kërkoi falje për këtë koment. “Unë nuk e di nëse kam kërkuar ndjesë siç duhet për mënyrën se si ky koment për skllavërinë i bëri njerëzit të ndihen. Më vjen keq që u nxitova. Dhe më vjen keq që njerëzit u ndjenë të zhgënjyer në atë moment. Gjithashtu ju vlerësoj që ju djema më keni dhënë mundësinë të flas për mënyrën se si po mendoj dhe për atë që po kaloj”.