Lajme

31 October 2018

Kanye West më në fund distancohet tërësisht nga politika, ja çfarë premton

Reperi i njohur Kanye West ka arritur në konkluzionin se ai ka qenë vetëm një i përdorur për të përçuar mesazhe politike.

Si rrjedhojë, ai ka vendosur që së fundmi të distancohet nga Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, dhe lëvizja Maga.
Kanye njihej si person i afërt me Trumpin, por mesa duket e gjitha ka qenë marrëdhënie interesi.
“Sytë e mi janë hapur dhe kuptoj se jam përdorur që të shpërndaj mesazhet tek të cilat nuk besoj. Distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ”, ka shkruar Kanye West në Twitter.
Dhe për të përforcuar këtë qëndrim, West theksoi se ndjehet keq për gjithë personat që kërkojnë azil dhe për prindërit që bëjnë të pamundurën t’i mbajnë fëmijët e tyre larg dhunës dhe luftës.
I njëjti po ashtu ka falënderuar familjarët dhe fansat për mbështetjen dhe besimin e deri tanishëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com