Lajme

22 September 2017

Kanye West në gjendje të mirë shëndetësore

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Kanye West iu nënështrua rehabilitimit për shëndetin mendor dhe për këtë arsye kishte qënë jashtë vëmendjes së mediave, por së fundmi është shfaqur mjaft në formë në Los Angeles.

Reperi 40-vjeçar duket i kënaqur dhe i shëndetshëm teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian, dhe fëmijët North, 4 vjeç dhe Saint, një vjeç.

Mjaft sportiv dhe me një fytyrë të qeshur, Kanye kishte veshur një T-shirt gri me emrin e vendlindjes së Kim, Calabasas. Mbase ky rikthim i tij paralajmëron dhe publikimin e ndonjë këngë të re.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com