Lajme

02 May 2018

Kanye West nervozon publikun me deklaratat e tij për skllavërinë

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, së fundmi ka qenë shumë i përfolur në mediat botërore për një nga deklaratat e tij.

“Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri… çfarë 400 vjet? Kjo tingëllon më shumë si zgjedhje”, është shprehur ai për TMZ.

“Ne jemi të burgosur mendërisht”, ka shtuar tutje bashkëshorti i Kim Kardashianit.
Njerëzit me ngjyrë u dërguan me forcë nga Afrika drejt Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të 17-të, 18 e 19 dhe u shiten atje si skllevër, teksa deklarata e tij u cilësua fyese nga njerëzit me ngjyrë.

West u përpoq ta zbuste me mesazhet e mëparshme në “Twitter”, ku tregonte se fjalët i janë keqinterpretuar dhe se çështjen e katër shekujve e ngriti me arsyetimin që nuk mund të të burgosin mendërisht për një periudhë kaq të gjatë kohe.
Ai u shpreh se në ditët e sotme, njerëzit po e zgjedhin skllavërinë vetë.
Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, i ka dalë në mbrojtje, lidhur me këto deklarata, të cilat i janë keqkuptuar nga publiku.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com