Kanye West rikthehet pas shtrimit në spital
Kanye West ishte mysafiri befasues gjatë koncertit të Kid Cudit në Aragon Ballroom në Chicago. Ky ishte rikthimi i tij që prej hospitalizimit një vit më parë. West ishte shumë i guzëqeshur teksa performoi këngët “Father Stretch My Hands”, “The Life of Pablo” dhe për këtë arsye nxiti duartrokitje entuziaste nga audienca. West anuloi turneun e tij “Saint Pablo” në nëntor të vitit 2016 pas kritikave të hapura në skena për Hillary Clinton, Donald Trump, Beyonce dhe Jay Z.
Pak ditë pasi anuloi turneun e tij, reperi ishte hospitalizuar për lodhje ekstreme më shmë se një javë në Qendrën Mjekësorë “Ronald Reagan” të Los Angelesit.
Që prej asaj kohe, ai ka mbetur larg prej vëmendjes, por në maj një burim konfirmoi për US Weekly se West ishte duke punuar qetësisht në albumin e tij të ri. “Ai gjithmonë regjistron këngë të reja në vende të ndryshme. Për vite të tëra këtë e bëri në Xhamajkë”, u shpreh burimi.