Kanye West thyen rekord, për 5 minuta arrin…
Koleksioni i reperit Kanye West, Yeezy x Adidas është shitur brenda 5 minutave. Megjithëse hitbërësi i “Gold Digger” nuk bëri asnjë fushatë marketingu, koleksioni i tij rezultoi një sukses i vërtetë. Fansat kanë qenë të vëmendshëm dhe të mërkurën menjëherë sa janë bërë të disponueshme për t’u blerë, i kanë porositur në kohë rekord produktet që ky koleksion unisex ka. Kim dhe motra e saj Kylie Jenner kanë qenë të vetmet që kanë promovuar daljen në shitje të Yeezy x Adidas dhe mesa duket kaq ka mjaftuar që të përhapet si lajm.