Lajme

22 September 2017

Kanye West vazhdon betejën e tij me gjykatën

Kanye West vazhdon betejën e tij me Lloyds të Londrës, për turneun e tij ” Saint Pablo ” të cilin ai e braktisi. Avokatët e tij kanë kërkuar tërheqjen e kundërpadisë që bllokon pagesën për anullimin e turit të tij.

Reperi, braktisi turneun e tij në nëntor të vitit të kaluar pasi u shtrua në spital për “psikozë të përkohshme” të shkaktuar nga dehidrimi dhe privimi nga gjumi, pikërisht në të njëjtën javë pasi gruaja e tij Kim Kardashian u kërcënua me armë dhe u plaçkit në Paris, Francë.

Liderët e Lloyd u përgjigjën duke parashtruar kundërshti kundër Kanye duke deklaruar se arsyet për anulimin ishin “jo përtej kontrollit të tij” duke zhvlerësuar kështu kërkesën e tij të sigurimit. Megjithëse paraqitja ligjore e shoqërisë së sigurimit nuk tregon pse besojnë se Kanye mund të mbajë përgjegjësi për anulimin e turneut, ata e akuzojnë atë për përdorimin e drogës dhe alkoolit, që sipas tyre shkaktuan përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetsore dhe për pasojë anulimin e koncertit.

Në dokumentin e ri të gjykatës, të paraqitur nga avokati i Kanye, Howard E. King, ekipi i tij ligjor i mohon këto akuza.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com