Karlie Kloss sqaron të vërtetat në lidhje me miqësinë e saj me Taylor Swift
Karlie Kloss së fundmi është ndalur dhe ka folur për miqësinë e saj me Taylor Swift pas thashethemeve se marrëdhënia e tyre po prishet.Ato nuk janë parë së bashku në publik për një kohë të gjatë, duke bërë që fansat të mendojnë se ato nuk janë më mike. Por në një intervistë të re për New York Times, Karlie konfirmoi se ajo dhe Taylor vazhdojnë të jenë mike të mira dhe madje flasin shpesh. “Mos besoni gjithçka që lexoni”, ka thënë Karlie.