Lajme

26 April 2018

Kastro Zizo: Dashuria është për varfanjakët

Ai ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor në tregun shqiptar.

Por, Kastro Zizon është i njohur si një personazh që nuk kursehet për të dhënë mendimet në intervista dhe në publikimet në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në ‘Top Show Magazine’.
Kastro ka rrëfyer diçka që ndoshta nuk e keni ditur më parë, ai nuk ka rënë asnjëherë në dashuri.

“Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri, edhe kur kam bërë dy fëmijët kanë qenë moment impulsive. Ka qenë spazma jo dashuria”, ka pohuar këngëtari.

“Kam përshtypjen se dashuria është fukarenjve, jo në sensin material por në sensin dashuror, njerëzit që dashurohen për mua nuk dua ti quaj injorantë, por njeri nuk duhet të dashuroj më dhe të jeni të sigurt që për 50 vjet dashuria nuk do të ekzistojë më”, ka thënë ai pa u kursyer aspak.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com