Kastro Zizo zbulon kur do martohet përsëri…
Këngëtari i njohur, Kastro Zizo është ndër artistët shqiptarë që pranojnë hapur lidhjet e dashurisë, edhe nëse i kanë dështuar.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ai tregon se ka qenë dy herë i martuar, dhe është bërë dhe baba i dy fëmijëve.
Kastro zbulon se kur do jetë momenti që do martohet përsëri: “Nëse do ti japësh raportit me mua, bën
këtë gjënë dhe ikën vetë. 33 vjec me dy martesa pas besoj janë mjaftueshëm për momentin. Të kalojnë dhe dy vite ose vitin tjetër shohim. Kam 5 vite e pak që jam i pamartuar. E treta ose do ketë shumë para, ose do jetë e treta, e vërteta. Jam afër, jam në një vorbull”, shprehet ai.
Kastro shtoi se do dëshironte që të kishte dhe një fëmijë në vitin 2018.