Kate Hudson mohon zërat për lidhje me Brad Pitt
Prej disa ditësh po flitet se Kate Hudson dhe Brad Pitt kanë filluar një lidhje të re, por duket se asgjë nuk është e vërtetë. Ishte vetë aktorja hollivudiane që hodhi poshtë këto zëra duke mohuar gjithçka rreth lajmeve, të cilat i cilësoi vetëm thashetheme.
Në emisionin e “Watch What Happens Live” të Andy Cohenit ajo u shpreh se: “Ishte një thashethem i çmendur. Për më tepër nuk e kam parë Bradin prej katër vitesh”.
Aktualisht aktorja 38-vjeçare aktualisht është në lidhje me muzikantin Fujiwaka ndërsa Pitt muaj më parë është ndarë me Angelina Jolie, me të cilën ka nisur edhe procedurat juridike të shkurorëzimit. Siç duket të paktën për momentin Pitt dhe Hudson është thjeshtë një kombinim i pamundur.