Kate Middleton përrallore me fustanin e saj bojëqielli, por fansat hutohen pas një tjetër detaji…
Që pas shpalljes së lajmit të shtatzënisë së 3-të, Kate Middleton nuk ishte shfaqur në publik për shkak të shqetësimeve që e kanë shoqëruar këtë periudhë.
Por gjatë ceremonies së mbajtur për të mbështetur “Ditën Botërore të Shëndetit mendor” e pranishme ka qënë dhe Kate. Ajo u bashkua me Princ William dhe Princ Harry në pritjen e organizuar në Buckingham Palace për të festuar kontributin e atyre në sektorin e shëndetit mendor.
Dukesha u shfaq me një fustan bojëqelli me detaje dantelle shumë elegant dhe një bark fare të vogël edhe pse është 6 javëshe shtatzënë. Pavarësisht pamjes së saj rrezatuese duket se jo të gjithë kanë pasur të njëjtin mendim pasi kanë qenë të shumta komentet negative në drejtim të saj lidhur me barkun.
Shumica pyeste nëse ajo është vërtet shtatzënë dhe disa të tjerë thonin se barku i saj mezi duket edhe me xham zmadhues. “Nuk mund ta besoj që ajo është shtatzënë, barku i saj është shumë i vogël për 6 javëshe.” – ishte një nga komentet. Ndërsa të tjerë e kanë akuzuar atë si një nënë “anoreksike dhe të kequshqyer.”