Lajme

13 March 2019

Kate Middleton sapo na tha se “Po mund të veshësh të njëjtin fustan në daljet e rëndësishme”

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton sapo na vërtetoi asgjë të keqe të veshësh një fustan dy herë në evente publike.

Mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq në galerinë kombëtare të Londrës me një fustan të Alexander McQueen, të cilin ia kemi parë veshur kur mori pjesë në çmimet Bafta dy vite më parë.

37 vjeçarja e cila dukej në formë të shkëlqyer nuk e pati aspak problem të shkonte në darkën për mbledhjen e fondeve me fustanin e gjatë të dizajnuar me lule të vogla të bardha.

I vetmi ndryshim që u vu re ishte pjesa e sipërme e fustanit, i cili nga shkurti i vitit 2017 kishte një model me supet jashtë, më modern duke iu përshtatur dhe eventit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com