Kate Middleton vendos kurorën e preferuar të princeshës Diana!
Dukesha e Cambridge herë pas herë di si ta përkujtojë princeshën Diana përmes mënyrës së veshjes apo siç ka bërë këtë herë duke vënë kurorën e preferuar të princeshë Dianës.
36-vjeçarja shoqërohej nga bashkëshorti i saj Princi William, 36 vjeç, Mbretëresha 92 vjeçe, dhe Duka dhe Dukesha e Cornwall për pritjen madhështore në Buckingham Palace, mbrëmjen e së martës.
Kate dukej e mahnitshme e veshur me një fustan të bardhë të zbukuruar me gurë dhe supe të mbuluara.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kurora e preferuar e Princeshës Diana e stiluar me perla dhe diamante tashmë në pronësi të familjes.
Kjo kurorë ka qenë e gjyshes së saj, Princesha Augusta e Hesse, e cila u martua me Dukën e parë të Cambridge, djali i shtatë i Mbretit Xhorxh III, në 1818.