Kate Mideltton sfidon bashkëshortin në lojën “hokej” dhe të ftohtin e Suedisë
William dhe Kate Mideltton kanë vendosur të bëjnë një tur katër ditor në Suedi dhe Norvegji. Ata kanë shijuar së bashku një lojë “hokej”, pavarësisht se dukesha është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
Kate nuk ka mundur të fitojë dot lojën përballë bashkëshortit të saj por fitoi vëmendjen e të gjithve, pasi sytë e të pranishmëve ishin gjithë kohën tek ajo.
Edhe pse temperaturat kanë qenë disa gradë minus një gjë e tillë nuk ka përbërë problem për Kate e cila është veshur mjaft bukur, me një pallto Burberry që kushton plot 2495 paund, xhinse të ngushta të zeza dhe çizmet Sorel së bashku me një kapuç që i shtonte dhe më tepër hijeshinë.