Kate Upton dedikim emocional për bashkëshortin në përvjetorin e parë të martesës së tyre
Kate Upton ndihet femër e plotësuar dhe tejet e lumtur gjë që nuk e fsheh për asnjë moment këtë fakt duke e shfaqur nëpër media sociale.
Bukuroshja ka treguar javë më parë se si e kishte shpëtuar nga vetëvrasja, tashmë bashkëshortin Justin Verlanderin.
Pas një romance disamujore, çifti kishte kurorëzuar lidhjen me martesë dhe si fryt i saj, ata janë duke pritur të bëhen prindër të një fëmije.
Në përvjetorin e parë të martesës,modelja i ka dedikuar disa rreshta personit me të cilin ka vendosur ta ndajë jetën.
“Ky vit ka qenë viti më i mirë i jetës sime! Ishte një fillim i çmendur me një fitore në World Series dhe fundjavën e dasmës më të mirë, ku u martova me mikun tim më të mirë dhe dashurinë e jetës sime”, pohoi biondina.
“Tani për të festuar dashurinë tonë dhe vitin e parë të martesës ne jemi duke u përgatitur që të mirëpresim një fëmijë në familjen tonë. Unë jam shumë e emocionuar të kaloj nëpër këtë rrugëtim të jetës me ty! Të dua shume! Gëzuar një vit, Justin Verlander”, ka shkruar ndër të tjerash Upton.