Kate Upton: Femra më seksi në botë sipas revistës Maxim
Kate Upton është në krye të listës së Hot 100 të Maxim. Lajmi u konfirmua nga vetë supermodelja përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku Kate shfaqet në kopertinën e revistës si ‘femra më seksi në botë’. “Të qënurit numri 1 në Hot 100 është një shpërblim i vogël për të gjithë punën e vështirë,”shprehet bashkëngjitur postimit të saj Kate.
“Lista jonë Hot 100 ka të bëjë më shumë sesa thjesht bukuria fizike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të lartësojmë femrat e zgjuara dhe të fuqishme që po thyejnë kufijtë duke na treguar se çfarë është e mundur. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më shumë sesa ylli ynë i kopertinës Kate Upton”,tha në një deklaratë shefi i Maxim, Robert Price.