Kate Upton ngre temperaturat në maksimum
24 vjeçarja Kate Upton ka pozuar për herë të tretë për coverin e revistës Sport Illustrated. Në show-n e Jimmy Kimmel Live ajo u shpall si ylli i edicionit të vitit 2017. Ky cover u projektua edhe në Empire State Building në New York.
Dalja e parë e saj në coverin e Sports Illustrated ishte në vitin 2011 dhe kjo e ndihmoi shumë karrierën e modeles që të ngrihej e ta kthente ndër personat më të dashur për publikun dhe botën e modës.
Kate është e njohur dhe e kërkuar përpos tipareve të një bjondeje simpatike por edhe prej hireve të saj trupore, të cilat në ndryshim nga shumë yje të tjerë të showbizit i ka natyrale. Për më shumë mund të shikoni më poshtë fotot e setit të saj të fundit.