Kate Winslet nuk e di peshën e saj trupore
Aktorja hollivudiane, Kate Winslet, së fundmi është shprehur se nuk e ka matur peshën trupore që nga mosha 12 vjeçare, sepse e ka patur mjaft të vështirë.
Shumë ekspertë të fitnesit e kanë shfrytëzuar deklaratën e saj që t’i këshillojnë të gjithë që ta shtojnë aktivitetin fizik e jo të përpiqen të kontrollojnë vazhdimisht numrin e kilogramëve të tyre.
Sipas tyre, në rast se dëshironi të jeni të shëndetshëm, atëherë duhet të angazhoheni në rritjen e masës muskulore dhe zvogëlimin e shtresave yndyrore, gjë që duket se e praktikon edhe aktorja fituese e Oscarit.
Winslet gjithmonë është pëlqyer për dukjen e saj, megjithëse asnjëherë nuk angazhohet që të ketë një peshë ideale trupore.