Lajme

13 January 2019

Katër nominime për Duan dhe dy për Rita Orën në Brit Awards

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë përfshirë në listën e të nominuarve në edicionin e këtij viti të Brit Awards.

23-vjeçarja Dua udhëheq konkurrimin me katër nominime në dy kategori – për ‘Këngën më të mirë’ dhe ‘Videoklipin më të mirë’, ndërsa në po aq kategori, konkurron edhe këngëtarja e muzikës pop, Anne-Marie.
Kënga e saj solo “IDGAF” është në konkurrim edhe për këngën më të mirë edhe për videon më të mirë muzikore, ashtu si edhe bashkëpunimi me Calvin Harris, “One Kiss”.

“IDGAF” është lansuar më 12 janar 2018 dhe numëron 452 milionë shikime në YouTube, derisa “One Kiss” është publikuar më 2 maj 2018 dhe është shikuar mbi 465 milionë herë.
28-vjeçarja Rita është përfshirë në garë me dy nominime në kategorinë për ‘Videoklipin më të mirë’ me këngët, “Let You Love Me” dhe “For You”.
Dy shqiptaret e famshme janë në konkurrim edhe me njëra-tjetrën në kategorinë për ‘Videoklipin më të mirë të një artisti britanik’, ku konkurrojnë me nga dy këngë secila.
Ky edicion i Brit Awards mbahet më 20 shkurt 2019 (e mërkurë) në O2 Arena të Londrës.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com