Katie Cassidy i ka thënë jo në të kaluarën princit Harry
Katie Cassidy ka bërë të ditur se e kishte refuzuar mundësinë që të lidhej me princin Harry në të kaluarën. Katie ka bërë të ditur se po të kishte shkuar ndryshe një natë në Miami në vitin 2014, do të ishte ajo dhe jo Meghan që do të drejtohej drejt altarit me princin.
“Isha atje me disa shoqe të mia, i kishim përfunduar xhirimet, ishim për pushime. Ai kishte ardhur me disa miq të tij… njëri prej miqve të tij më duket se po martohej, prandaj ai ishte pjesë e festës së beqarisë dhe ne na ftuan të bashkoheshim me ta”.
Aktorja e kishte refuzuar shansin që të shoqërohej me princin, sepse nuk dëshironte që paparacit ta fotografonin në shoqërinë e tij.
“Me gjithë respektin për princin Harry, por gjëja e fundit që dua është që të më fotografojnë. Jo që kam diçka kundër tij, ai është i mrekullueshëm dhe i dashur, por unë jam një femër që dua të njihem falë meritave të mia, jo vetëm si vajza e dikujt, aktorit David Cassidy apo e dashura e Harryt. Unë kam identitetin tim”, ka shpjeguar Katie.