Katie Holms “zbulon” sekretin e belit të hollë
Aktorja Katie Holms dallohet për format e saj perfekte trupore, të cilat janë rezultat i një stërvitjeje intensive. Ajo është një tifoze e programeve të ndryshme të stërvitjes, sidomos e çiklizmit, vrapimit dhe jogës.
Për sa i përket belit, Katie ka zbuluar së fundmi një stërvitje që jo detyrimisht kërkon të shkohet në palestër.
“Vendosni këmbët në dysheme, ndërsa gjunjët janë të përkulur. Pastaj ngadalë ngre pjesën e sipërme të trupit në këmbë, pa u mbështetur në krahët dhe pastaj kthehuni në pozicionin e fillimit. Përsëritni tetë here”, shprehet ajo.
Ish-bashkëshortja e Tom Cruise madje mori pjesë edhe në Maratonën e Nju Jorkut ku ka vrapuar rreth 30 kilometra.